Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpi në fshat dhe agroturizme
2024-04-10 15:37:22

Erion Veliaj (Foto ATSH)

Erion Veliaj (Foto ATSH)

Ndërtimi i një banese private në zonat rurale apo i infrastrukturës ndihmëse në fushën e agroturizmit tashmë do të jetë më i lehtë.

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm banorëve të fshatit, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit, bën të ditur “ATSH”.

Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësisht bindjeve politike.

“Është shumë e rëndësishme që e bëjmë këtë këshill konsultativ, si mundësi bashkëpunimi mes autoriteteve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozitës, sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë-Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik. Procedura për leje është njësoj, si për një shtëpi në fshat, si për një infrastrukturë të madhe në qytet, kështu që besoj se jemi në momentin ideal për ta adresuar çështjen”,- tha Veliaj.

Vitet e fundit, Tirana ka njohur një bum turistik, duke u shumëfishuar numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij. Për të mbështetur këtë rritje të turizmit, kryebashkiaku u shpreh se është e nevojshme që të ketë procedura më të thjeshtëzuara për lejet e ndërtimit për infrastrukturën në fushën e agroturizmit.

“Një çështje tjetër, e cila më vjen mirë që po adresohet sot, ka të bëjë me Kreu i bashkisë u ndal edhe te veprat publike, të cilat për shkak të legjislacionit aktual sjellin jo vetëm ndërlikime në projekt, por edhe vonesa në zbatim.

Ai shprehu nevojën që procedurat të lehtësohen edhe për veprat publike, që janë në dobi të komunitetit. (Elona)