Kryediplomati i BE-së kërkon rritjen e investimeve në mbrojtje në Europë
2024-04-10 17:38:18

Borell (Foto ATSH)

Borell (Foto ATSH)

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se konflikti në shkallë të plotë në Europë nuk është më një fantazi dhe se europianët duhet të gjejnë mënyra për t’u përgatitur financiarisht për një luftë potencialisht më të gjerë në kontinent, citon “RTSH”.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh dhe një luftë konvencionale me intensitet të lartë në Europë nuk është më një fantazi. Lufta nuk do të fillojë nesër, por ne nuk mund ta mohojmë realitetin”,- tha ai në një fjalim në një forum ekonomik në Bruksel.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Europë, që sipas tij është në krizë ekzistenciale, Borrell e vuri theksin te gjetja e mënyrave të reja për të rritur investimet në mbrojtje. (Elona)