Netanyahu: Kemi caktuar datën për ofensivën ushtarake në Rafah
2024-04-10 17:15:15

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu (Foto RTSH)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu (Foto RTSH)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se është caktuar një datë për një ofensivë izraelite në Rafah, pa e qartësuar se kur, bën të ditur “RTSH”.

“Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjitha pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit. Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Do të ndodhë, ka një datë”,- tha Netanyahu.

Ushtria izraelite më parë njoftoi njerëzit nga kudo tjetër në Gaza që të evakuoheshin në Rafah, në kufi me Egjiptin, duke e shpallur atë një zonë të sigurt.

Presioni ndaj izraelitëve është rritur nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara për mos të pushtuar qytetin pa një plan specifik se si të mbahen të sigurt civilët atje. Rreth 600.000 fëmijë aktualisht janë strehuar në Rafah. (Elona)