Mijëra palestinezë kthehen në Khan Younis, ministrat presion Netanyahu-t
2024-04-10 16:01:25

CFP

CFP

Një ditë pas tërheqjes së papritur të forcave të Izraelit nga Gaza jugore, mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara të Khan Younis.

Me rreth 55% të ndërtesave në qytet të shkatërruara ose të dëmtuara, për shumë njerëz që ktheheshin në lagjet e tyre në qytetin e dytë më të madh të Gazës, përvoja ishte emocionalisht tronditëse, shkruan “RTSH”.

Tërheqja e divizionit të 98-të të Izraelit nga Gaza jugore në ditën që shënoi gjashtë muaj nga fillimi i luftës, habiti shumë komentues izraelitë, me disa që sugjeruan se sinjalizoi një fund të luftimeve me intensitet të lartë në Gaza.

CFP

CFP

Largimi i forcave tani lë vetëm dy brigada izraelite brenda Gazës të ngarkuara me ruajtjen e ndarjes fizike të gjysmës veriore dhe jugore të rripit. Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, paralajmëroi se nëse Netanyahu vendos t'i japë fund luftës pa një sulm të gjerë në Rafah, ai nuk do të ketë mandatin për të shërbyer si kryeministër. (Elona)