Senatorja Elizabeth Warren (Foto RTSH)
Senatorja amerikane Elizabeth Warren u shpreh se gjykatat ndërkombëtare mund t’i interpretojnë veprimet e Izraelit në Gaza si gjenocid.
“Ajo që Izraeli po bën është e gabuar. Nëse doni ta shikoni nga këndvështrimi i ligjit, unë besoj se ligji do të tregojë se ajo që po ndodh është gjenocid dhe ata kanë prova të mjaftueshme për ta bërë këtë”,- tha Warren.
Senatorja Warren tha se populli palestinez po vdes nga uria dhe po bombardohet vetëm sepse nuk po përkulet sipas vullnetit dhe dëshirave të Izraelit, citon “RTSH”.
“Për mua, është shumë më e rëndësishme të them se çfarë po bën Izraeli është e gabuar. Është e gabuar t'i vdisni nga uria fëmijët brenda një popullsie civile në mënyrë që të përpiqeni t'i përkulni ata sipas vullnetit tuaj. Është e gabuar të hedhësh bomba në zona me popullsi të dendur civile”, - tha ajo.
Në janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë votoi në favor të 6 masave urgjente, duke urdhëruar Izraelin të parandalojë aktet që mund të bien në kundërshtim me Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 dhe për të siguruar që ushtria e tij mos të kryejë akte gjenocidale në Gaza.
Warren ka kritikuar edhe politikat e administratës Biden ndaj Izraelit, duke bërë thirrje për një armëpushim dhe duke kërkuar kushte për ndihmën e ardhshme për aleatin amerikan. (Elona)