Gjermania dërgon një tjetër avion për të hedhur ushqime mbi Rripin e Gazës
2024-04-10 14:55:40

Ndihmat (Foto ATSH)

Ndihmat (Foto ATSH)

Forcat e Armatosura gjermane kanë dërguar një tjetër avion transporti A400M në Lindjen e Mesme për të hedhur ushqime mbi Rripin e Gazës.

Avioni A400M do të vendoset sot për herë të parë mbi territorin palestinez. Ai do të përdorë sistemin e standardizuar ndërkombëtarisht të paletave, në mënyrë që furnizimet e ndihmës të mund të paketohen nga vetë ushtria në të ardhmen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Operacioni është planifikuar të zgjasë disa javë ndërsa po ndërtohet një bankinë për të marrë ndihma në bregdetin e Gazës, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Secili prej avionëve gjermanë të vendosur deri tani mund të transportojë deri në 18 tonë ngarkesë. Jordania po koordinon operacionin e dërgimit të ndihmave nga ajri, ku po marrin pjesë disa vende.  (Elona)