Rritja e çmimeve po ngadalësohet, inflacioni zbret në 2.3%
2024-04-10 14:47:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Instituti shqiptar i Statistikave bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024 është 2.3%. Ky është niveli më i ulët që nga korriku 2021, përpara se të niste një valë shtrenjtimesh, e ndikuar fillimisht nga zhbalancimet që solli pandemia. Në tetor 2022, inflacioni arriti deri në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998-a, bën të ditur “Panorama”. Më pas rritja e çmimeve nisi të ngadalësohej dhe viti 2022 u mbyll në nivelin e 4%.

Në muajt e parë të 2024-s, inflacioni zbriti poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Që prej fillimit të vitit 2022, Banka e Shqipërisë nisi një politikë shtrënguese monetare, në funksion të objektivit të saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.70 pikë përqindje, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0.45 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0.31 pikë përqindje.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Krahasuar me muajin mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.2%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 0.3%. (Elona)