ISIS kërcënon me sulme terroriste në stadiumet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
2024-04-10 16:04:58

ISIS (Foto RTSH)

ISIS (Foto RTSH)

ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë stadiumet ku luhen ndeshjet e turit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Al Azaim” - organizata mediatike përgjegjëse për përhapjen e mesazheve të Shtetit Islamik - publikoi një imazh të një posteri që kërcënonte për sulme në impiantet sportive “Parc des Princes”, “Santiago Bernabeu”, “Wanda Metropolitano” dhe “Emirates”.

Mesazhi ishte i shkurtër por shumë i qartë: “Vritini të gjithë”, bën të ditur “RTSH”.  Pas kërcënimit të ri, autoritetet në Madrid aktivizuan procedurat e rrepta të sigurisë për ndeshjet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund. (Elona)