Britania e Madhe shtrëngon rregullat për emigrantët italianë
2024-04-10 11:28:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria britanike ka filluar të forcojë më tej rregullat kundër emigracionit në Britaninë e Madhe. Vendimi i kryeministrit Rishi Sunak ka prekur edhe qindra të rinj italianë që kanë shkuar për të studiuar apo punuar atje vitet e fundit dhe të cilëve u skadojnë vizat, citon “ATSH” mediat italiane.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tani është e pamundur të marrësh një vizë pune nëse paga vjetore nuk është të paktën 38.700 sterlina. Së shpejti do të ketë gjithashtu një shtrëngim të vizave për studentët dhe punonjësit e shëndetësisë sociale ose punonjësit e pakualifikuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dhe kushdo që dëshiron të bashkohet me një anëtar të familjes në ishull do të ketë nevojë për një pagë minimale për të marrë një vizë, e cila menjëherë rritet nga 18.600 sterlina në 29.000 dhe më pas arrin në 38.700 në fillim të 2025-s. (Elona)