Policia italiane arreston një anëtar të dyshuar të Shtetit Islamik
2024-04-10 17:21:14

Itali (Foto BBC)

Itali (Foto BBC)

Policia italiane ka arrestuar një anëtar të dyshuar të grupit terrorist të Shtetit Islamik në aeroportin “Fiumicino” të Romës.

Policia bëri të ditur se burri kishte udhëtuar në Siri në vitin 2014 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Burri u arrestua gjatë rrugës për në stacionin e trenit të aeroportit pasi mbërriti në Romë me një fluturim nga qyteti holandez i Eindhoven.

Ai mbante disa pasaporta të falsifikuara, duke përfshirë ato nga Uzbekistani, Kazakistani dhe Ukraina, shkruan “ATSH”.

Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ekstradimi dhe arrestimi i tij ishte pjesë e masave gjithëpërfshirëse në funksion të rritjes së rrezikut të sulmeve terroriste. (Elona)