NATO nis manovra ushtarake në Rumani
2024-04-10 11:21:27

Rumani - manovrat (Foto ATSH)

Rumani - manovrat (Foto ATSH)

Në Rumani kanë nisur manovrat ushtarake “Scudo Marino 24”, në të cilat marrin pjesë më shumë se 2200 ushtarë dhe 135 anije, avionë dhe mjete detare nga 13 vende anëtare të NATO-s ose partnerë të Aleancës, bën të ditur “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me fillimin në portin e Konstancës, manovrat do të mbahen deri më 21 prill përgjatë bregdetit rumun të Detit të Zi dhe në deltën e Danubit me qëllim testimin operacional në luftën kundër veprimtarive të paligjshme në det dhe tokë si dhe aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit në det.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në stërvitje marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rumania, Italia, Bullgaria, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Moldavia, Holanda, Polonia, Portugalia dhe Turqia. (Elona)