Ministri Mazniku: Bashkitë, pjesë e task forcës për menaxhimin e sezonit turistik
2024-04-10 11:10:26

Mazniku (Foto ATSH)

Mazniku (Foto ATSH)

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, mblodhi në një takim drejtuesit lokalë për të diskutuar mbi masat e nevojshme që duhen ndërmarrë në prag të sezonit veror turistik, si dhe për menaxhimin e burimeve ujore, bën të ditur “ATSH”.

“Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për të diskutuar bashkë me pushtetin vendor për të lehtësuar punët e përbashkëta. Diskutuam për menaxhimin e burimeve ujore dhe planifikimin dhe zhvillimin më mirë të territorit. Me afrimin e sezonit turistik, bashkitë janë një hallkë e rëndësishme dhe si të tilla do të jenë pjesë e taskforcës së menaxhimit të sezonit turistik”,- shkroi ministri Mazniku, në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, sipas Maznikut, diskutim i rëndësishëm ishte edhe përcaktimi i rregullave për të marrë masa parandaluese kundër përhapjes së zjarreve në tokat bujqësore.

“Së bashku do t’ia dalim të ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i kryer punët tona sa më mirë dhe me mbështetjen e qeverisë, pushteti vendor do të sigurojë shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët tanë”,- siguroi ai. (Elona)