Helikopteri rus rrëzohet në brigjet perëndimore të Krimesë, ja çfarë dyshohet
2024-04-10 20:02:23

foto nga VCG

foto nga VCG

Një helikopter rus u rrëzua në perëndim të Krimesë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Helikopteri u rrëzua në brigjet e gadishullit të aneksuar, ndërsa Ukraina ka konfirmuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Sipas mediave të huaja, paraprakisht dyshohet se shkak për rrëzimin e helikopterit, të jetë bërë një mosfunksionim.

Helikopteri transportues-luftarak Mi-24 “Krokodil” është krijuar për të rritur fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë e njësive tokësore. Është prodhuar në mënyrë serike që nga viti 1971.

Mi-24 është eksportuar në më shumë se 30 vende dhe është ende një nga helikopterët sulmues më të zakonshëm në botë.