Spanja planifikon të anulojë “vizat e arta”
2024-04-09 12:57:44

Foto nga VCG

Qeveria spanjolle njoftoi të hënën se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian të marrin leje qëndrimi në Spanjë përmes investimit të mbi gjysmë milionë dollarëve në pasuri të patundshme.