Presidenti Zelensky: Ukraina ka nevojë për ndihmën e SHBA-së
2024-04-09 10:47:06

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina do ta humbë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton një paketë të madhe të ndihmës ushtarake, ndërsa forcat ruse kanë rritur prezencën në vijën e frontit, njofton “Panorama”.

Ushtria ukrainase ka pranuar se luftimet rreth vijës së frontit në qytetin Chasiv Yar janë të vështira, mirëpo forcat janë duke rezistuar.

Ukraina vazhdon të kërkojë ndihmë urgjente prej Shteteve të Bashkuara, sidomos për paketën e propozuar në vlerë të 60 miliardë dollarëve, e cila është bllokuar që disa muaj nga republikanët në Kongres.

“Është e nevojshme që specifikisht t’i tregojmë Kongresit që nëse nuk e ndihmon Ukrainës, vendi do ta humbë luftën”,- deklaroi presidenti Zelensky, duke theksuar se në këtë rast shtetet tjera do të sulmohen. (Fatosi)