Veliaj takon kreun e OBT-së: Tirana do të hapë një akademi ekselence për turizmin
2024-04-09 16:20:46

Kryebashkiaku i Tiranes takon shefin e OBT-se (Foto Facebook Erion Veliaj)

Kryebashkiaku i Tiranes takon shefin e OBT-se (Foto Facebook Erion Veliaj)

Tirana do të hapë një akademi ekselence për turizmin, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, në kuadër të takimit të 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, i zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, shkruan “RTSH”.

“Kemi një ide të cilën sapo e kemi ngjizur, për të pasur një akademi ekselence të turizmit. Sot do të bashkëpunojmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojë gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për Shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”,- u shpreh Veliaj.

“Ne jemi këtu për të mbështetur Tiranën dhe Shqipërinë, për të thithur më shumë investime të huaja direkte. Me miq dhe me profesionistë të mirë është gjithmonë nder dhe kënaqësi të punosh”,- deklaroi kreu i OBT-së. (Fatosi)