Në gjashtëmujorin e luftës, Izraeli tërheq forcat nga Khan Younis. Përgatitet për fazën tjetër të luftës
2024-04-09 20:04:48

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjashtëmujori i luftës në Gazë po shënohet me rritjen e tensioneve në Izrael, ku protestat kundër qeverisë po shtohen krahas për atë që po shihet si mosveprim i qeverisë për të ndihmuar në lirimin e 130 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, një e katërta e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Një makinë kalon me shpejtësi përmes turmës së protestuesve në Tel Aviv, që po i bëjnë thirrje qeverisë të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin.

Në pjesët e tjera të Tel Avivit, mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme për shkak të paaftësisë së saj për të siguruar deri më tani lirimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.

Izraeli të hënën tërhoqi forcat e veta nga qyteti Khan Younis – vendlindja e udhëheqësit të Hamasit Yehya Sinwar - por zyrtarët ushtarakë thanë se një veprim i tillë po bëhet në përgatitje për ofensivën izraelite në Rafah, ku po strehohet rreth gjysma e popullsisë së Gazës, në mesin e së cilëve shumë prej të zhvendosurve nga pjesët tjera të territorit.

“Hamasi ka pushuar së funksionuari si organizatë ushtarake nëpër tërë Rripin e Gazës. Trupat po largohen nga Khan Younis dhe do të përgatiten për misionet e radhës”, deklaroi Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes.