Kryeministri Rama: Rritja e numrit të turistëve është sukses, por ka dhe sfida që duhen zgjidhur
2024-04-09 11:19:52


Foto nga Kultplus

“Shqipëria, nga një vend thellësisht në izolim, është shndërruar në një vend që synon të zërë vendin e parë sa i përket turizmit. Deri para 3 dekadave kemi pasur vetëm 5 mijë turistë.  Sot është tërësisht ndryshe, me shifra të larta të turizmit”,- deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit të 70-të të Komisionit për Europën i OBT-së, zhvilluar në Tiranë, shkruan “RTSH”.

Ai tha se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, përpos suksesit, mbart me vete edhe mjaft sfida, për të cilat do të duhet që të gjenden zgjidhje.

Kryeministri vuri theksin te nevoja për gërshetim të natyrës me arkitekturës. “Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë e zgjidhim që Shqipëria të ecë në mënyrë të qëndrueshme. Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhen gërshetuar këto të dyja”,- tha kryeministri Rama. (Fatosi)