Zelanda e Re shtrëngon rregullat e vizave
2024-04-09 10:49:01

Foto nga VCG

Zelanda e Re ka forcuar rregullat e saj të vizave, duke futur kriteret e gjuhës dhe aftësive dhe duke shkurtuar gjatësinë e lejeve të punës në përgjigje të emigrimit të paqëndrueshëm, shkruan “RTSH”.

“Ndryshimet në skemën e vizave të punëdhënësit të akredituar (AEWV) kanë hyrë në fuqi të menjëhershme dhe do të nënkuptojnë se Zelanda e Re po teston më mirë tregun lokal të punës dhe po redukton rreziqet e lënies së vendit pa punë”,- deklaroi ministrja zelandeze e Emigracionit, Erica Stanford.

Në vitin 2023, rreth 173 mijë emigrantë emigruan në Zelandën e Re.

“Ndërsa ka ende mungesa të aftësive në fusha të tilla si arsimi, duhet të sigurojmë që Zelanda e Re të vihet në krye të linjës për punë ku nuk ka mungesë aftësish”,- tha Stanford.

Ndryshimet në skemën AEWV-së përfshijnë futjen e një standardi minimal të gjuhës angleze, një kërkesë të re për aftësi minimale në formën e përvojës ose kualifikimeve të punës dhe shkurtimin e qëndrimit në tre vjet.

Punëdhënësit do të duhet të sigurohen që emigrantët i plotësojnë këto kërkesa përpara se t'i punësojnë ata dhe do t'u kërkohet të deklarojnë se asnjë zelandez nuk ka aplikuar për një punë përpara se t'i ofrohet një emigranti. (Fatosi)