Gjermania dërgon ushtarët e parë në Lituani
2024-04-09 11:38:47

Foto nga VCG

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi dislokimin e brigadës gjermane në Lituani si një hap kyç për të përmirësuar aftësinë e forcave të NATO-s dhe si një ditë të rëndësishme për Bundeswehr-in, shkruan “ATSH”.

“Kjo është hera e parë që ne kemi vendosur përgjithmonë një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”,- tha Pistorius.

Rreth 20 ushatarë gjermanë do të hedhin bazat për dislokimin e qindra të tjerëve dhe përfundimisht mijëra ushtarëve në vendin e NATO-s, i cili kufizohet me Poloninë, si dhe me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ka ende shumë për të bërë nga pala lituaneze. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pajisur brigadën”,- tha Pistorius.

Brigada “Panzerbrigada 45” duhet të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027 dhe do të përbëhet nga një prani e përhershme prej rreth 4800 ushtarësh dhe rreth 200 anëtarë civilë të Forcave të Armatosura gjermane.

Komanda paraprake është vendosur të rritet në një forcë prej rreth 150 burra dhe gra deri në tremujorin e katërt 2024. (Fatosi)