Izraeli njofton vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut në Liban
2024-04-09 11:37:25

Foto nga VCG

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se kishte vrarë një komandant të lartë në terren të forcave elitare të Hezbollahut Radwan, gjatë një sulmi ajror në Liban, bën të ditur “ATSH”.

“Ali Ahmed Hassin dhe dy luftëtarë të tjerë të grupit të armatosur pro Iranit u vranë në qytetin jugor të Libanit Sultaniyah”,- njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Hezbollah konfirmoi vdekjen e komandantit, por nuk dha detaje të tjera.

IDF-ja bëri të ditur se pozicioni i Hassin ishte i krahasueshëm me atë të një komandanti brigade dhe se ai fshihej pas sulmeve të fundit në vendet civile në Izraelin verior.

Që nga fillimi i luftës së Gazës pas masakrës së Hamasit në Izrael më 7 tetor, ka pasur konfrontime të përditshme, ndonjëherë edhe vdekjeprurëse, mes Izraelit dhe Hezbollahut. Sulmet ndërkufitare kanë nxitur frikën e një fronti të dytë lufte. (Fatosi)