Greqia në flakë nga zjarret, të ndaluar dhe gjoba për përgjegjësit e dyshuar
2024-04-09 11:15:30

2023 në Prodromos (Foto nga VCG)

Greqia nisi që tani luftën me flakët. Vetëm në 24 orë u raportuan 88 vatra zjarri. Në pranga kanë rënë shtatë persona, që konsiderohen përgjegjës për vënien e zjarreve, shkruan “Panorama”.

Arrestimet u kryen në bashkitë Monemvasia Lakonia, Chania, Heraklion, Argolis, Agrinio, Oropos dhe Mani.

Përveç të arrestuarve, janë vendosur masa administrative prej 500 eurosh ndaj pesë personave të tjerë.

Viti i kaluar ishte shumë i vështirë për Greqinë. Për më shumë se dy javë zjarre masive dogjën një pjesë të madhe në verilindje të vendit, duke shkaktuar edhe rreth 21 viktima. (Fatosi)