Miliona njerëz u bënë dëshmitarë të eklipsit të plotë diellor
2024-04-09 16:48:02

foto nga CFP

foto nga CFP

Miliona njerëz në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada pritën me padurim eklipsin e plotë të diellit, një spektakël i rrallë qiellor, shkruan “ATSH”.

Duke nisur mbi Oqeanin Paqësor, eklipsi u zhvendos në Meksikën veriore, dhe pasdite u shfaq në SHBA nga Teksasi në veri-lindje në Maine dhe më pas u pa në Kanadanë juglindore përpara se të përfundonte mbi Atlantikun e Veriut.

foto nga CFP

Ndjekësit e eklipsit udhëtuan nga larg për të përjetuar atë që agjencia amerikane e hapësirës, NASA, e cilëson si një kryevepër kozmike.

Eklipsi i fundit i plotë diellor në SHBA ndodhi në gusht 2017, në Meksikë në 1991 dhe në Kanada në 1979.

Amerika e Veriut nuk do të përjetojë një tjetër eklips deri në vitin 2044.

Eklipsi ndodh kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar plotësisht pamjen e Diellit dhe duke e kthyer ditën në natë.  (Fatosi)

foto nga CFP

foto nga CFP