Zhvillimi i turizmit në Shqipëri hap rrugë të reja bashkëpunimi me Spanjën
2024-04-09 10:58:33

Foto nga ATSH

Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpunimi dhe partneriteti, shkruan “ATSH”.

Rritja e turizmit është duke hapur përherë e më shumë ura të reja bashkëpunimi mes shteteve dhe kompanive prestigjioze që tregojnë interes për Shqipërinë. 

Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore “Iberia” ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin.

Nisja e partneritetit mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe linjës më të madhe spanjolle, “Iberia”, është parë si një arritje domethënëse edhe nga aspekti i marrëdhënieve strategjike me Spanjën.  (Fatosi)