Kryeministri spanjoll: BE të rishqyrtojë marrëdhëniet me Izraelin nëse shkelen ligjet ndërkombëtare
2024-04-09 16:28:23

foto nga CFP

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez / foto nga CFP

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, kërkoi nga Bashkimi Europian (BE) të rishqyrtojë marrëdhëniet me Izraelin nëse zbulohet se vendi po shkel ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e detyrueshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan “ATSH”.

Sanchez tha në një intervistë për “Al Jazeera” se ka dyshime të qarta që Izrali po i shkel ato ligje dhe rezoluta.

Irlanda dhe Spanja në BE kanë kërkuar një diskutim të çështjes dhe pasi të përgatitet shpresojnë për një debat serioz në Komisionin e BE-së.

Sanchez u shpreh kritik ndaj luftës në Gaza dhe strategjisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të arritur sigurinë përmes luftës dhe jo diplomacisë.

Ai theksoi se Spanja ka qenë e hapur për nevojën për një armëpushim dhe njohjen e shtetit të Palestinës për muaj të tërë dhe theksoi se një numër në rritje i vendeve të BE-së kanë filluar të miratojnë të njëjtin këndvështrim.

“Komuniteti ndërkombëtar në tërësi duhet të njohë anëtarësimin e plotë të Palestinës në sistemin e OKB-së dhe në mënyrë dypalëshe. Ky moment duhet të jetë i ndryshëm nga të tjerët që kemi parë gjatë shtatë dekadave të fundit”, tha ai.  (Fatosi)