Japonia financon për 6 sisteme fotovoltaike diellore në veri të Shqipërisë
2024-04-09 16:35:21

Marreveshja me Japonine (Foto Rtsh)

Marreveshja me Japonine (Foto Rtsh)

Gjashtë sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkitë e Klosit dhe Dibrës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën e energjisë së qëndrueshme të këtyre bashkive, shkruan “RTSH”.

Nga këto instalime përfitojnë gjashtë ndërtesa publike duke përfshirë kopshte, shkolla të mesme dhe ndërtesa të bashkisë.

Me një kapacitet total të instaluar prej 542 kWp, sistemet fotovoltaike të instaluara në Klos, Dibër, Shkodër dhe Përmet, janë të përgatitura për të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme emetimet e karbonit me një shumë prej rreth 20.000 tonë gjatë jetës së tyre 25-vjeçare, duke siguruar qasje në energji të pastër dhe të gjelbër për rreth 2124 fëmijë, zyrtarë publikë dhe qytetarë.

Me një financim prej 859.000 dollarë nga qeveria japoneze, projekti ka mbështetur zbatimin e zotimeve të Shqipërisë në lidhje me ndryshimet klimaterike të pajtueshme me Marrëveshjen e Parisit, duke përforcuar angazhimin e vendit për zhvillim të qëndrueshëm ndaj klimës.  (Fatosi)