Kryebashkiaku Veliaj publikon projektin për parkun e Bulevardit të Ri në Tiranë
2024-04-08 10:13:19

Foto nga Panorama

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi në rrjetet sociale pamjet nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri, në kryeqytetin shqiptar, shkruan “RTSH”.

Kryebashkiaku Veliaj bën të ditur se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor të Bulevardi i Ri.

“Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj. (Fatosi)