Takimet për Turizmin, ministrja Kumbaro: Tirana, pol dinamik i zhvillimeve në turizëm
2024-04-08 10:11:42

Foto nga Shqiptarja.com

Të dielën, në Tiranë, nisi takimi i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili do të pasohet nga Konferenca dedikuar Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimit Ekonomik në Europë, shkruan “ATSH”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale pamje nga videoja prezantuese e Shqipërisë dhe potencialeve të saj turistike.

Ministrja deklaroi se përgjatë tre ditëve, 7-9 prill, Tirana do të kthehet në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm dhe këto evente ngrenë në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.

Sipas ministres Kumbaro, ky është i pari organizim i këtij lloji në Shqipëri që iu besua nga kolegët europianë ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. (Fatosi)