Muzeu i Forcave të Armatosura të Shqipërisë po shndërrohet në destinacion turistik
2024-04-08 16:01:27

Muzeu i FA-se (Foto Rtsh)

Muzeu i FA-se (Foto Rtsh)

Muzeu i Forcave të Armatosura në Tiranë, një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare, po shndërrohet në destinacion turistik, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga fundjava në këtë muze, një destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare në mes të Europës.

Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë ka 5 pavijone të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme. (Fatosi)