Izraeli tërheq trupat tokësore nga Gaza jugore
2024-04-08 10:19:15

Foto nga VCG

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, pas rreth 4 muajsh luftime të ashpra.

Lajmi u bë i ditur nga mediet vendase, përcjellë nga “ATSH”.

Mediet shpjeguan se vetëm Brigada Nahal ka mbetur në terren, për të mbajtur të sigurt të ashtuquajturin “Korridori Netzarim”, që kalon Rripin, përgjatë bregut nga kufiri verior, afër Kibbutz Beerit, në jug.  (Fatosi)