Ukraina shpreson në dërgimin e raketave Taurus nga Gjermania
2024-04-08 10:17:05

Foto nga VCG

Kreu i Inteligjencës Ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, shpreson se Gjermania do të ndryshojë mendje dhe do të furnizojë vendin me raketat e saj me rreze të gjatë “Taurus”.

Ukraina ka kohë që i kërkon këto raketa, për të forcuar mbrojtjen ndaj ofensivës ruse, shkruan “ATSH”.

“Tarius patjetër do ta bënte jetën tonë më të lehtë. Ajo është një armë e shkëlqyer për të goditur qendrat e komandës, për të goditur disa objektiva shumë të rëndësishëm”,- tha ai.

Ura ruse që lidh gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Deti i Zi me kontinentin rus mbetet gjithashtu një objektiv i rëndësishëm për Ukrainën, tha Budanov.

“Ura ruhet dhe mbrohet shumë. Por të gjithë po punojnë për këtë problem”,- shtoi ai. (Irma)