Kryeministri Rama: Bumi i turistëve gjatë këtij viti, rekord për industrinë mikpritëse shqiptare
2024-04-08 16:50:01

Turistë në Tiranë (Foto Atsh)

Turistë në Tiranë (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama e cilësoi shifrën e 1.7 milionë turistëve të huaj në 3 muajt e parë të vitit si një rekord për industrinë e mikpritjes shqiptare.

Duke publikuar shifrat në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se duhet të bashkohen forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë, shkruan “ATSH”.

“734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi 2023, duke shënjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”,- shkroi kryeministri Rama.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj për peizazhet e saj magjepsëse, kuzhinën e shkëlqyer dhe historinë. (Irma)