Kalaja e Rozafës, e preferuara e turistëve në 3 muajt e parë të vitit
2024-04-08 11:31:34

Foto nga  Albeu.al

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër bëri të ditur se Kalaja e Rozafës është vizituar nga mbi 15 mijë turistë gjatë 3-mujorit të parë të këtij vitit, shkruan “ATSH”.

Investimet e kryera në kala e kanë kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Muret rrethuese të saj shtrihen në rreth 9 ha tokë.

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, kalaja përfaqësohet nga një legjendë mbi mbajtjen e një premtimi. (Fatosi)