Peter Pellegrini fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki
2024-04-08 11:39:52

Foto nga VCG

Kryetari i Parlamentit, Peter Pellegrini, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, post në të cilin do të pasojë Zuzana Çaputova, presidenten e parë grua të shtetit, shkruan “Panorama”.

Një aleat i ngushtë i kryeministrit populist sllovak Robert Fico, ai fitoi përballë një diplomati pro perëndimor të karrierës, me 53.26 për qind të votave, kundrejt 46.73 për qind të ish-ministrit të Jashtëm, Ivan Korçok.

“Premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë dhe se do të jem gjithmonë në krah të Sllovakisë”,- tha Peter Pellegrini.

Ai bëhet presidenti i gjashtë sllovak qëkur vendi fitoi pavarësinë pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.

Fitorja e zotit Pellegrini, do të çimentojë fuqinë e kryeministrit Fico, duke i dhënë atij dhe aleatëve të tij kontrollin mbi postet strategjike. (Fatosi)