Opozita konservatore kryeson në zgjedhjet lokale në Poloni sipas anketave
2024-04-08 15:12:49

Foto nga VCG

Një anketë e publikuar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe rajonale të Polonisë të dielën, tregoi se partia pro Bashkimit Evropian e kryeministrit Donald Tusk, renditet pak pas partisë opozitare konservatore që qeverisi Poloninë për tetë vjet me radhë. Por, kryetari social liberal i Varshavës, një aleat i zotit Tusk, fitoi lehtësisht një mandat tjetër në kryeqytet.