FAO: Çmimet botërore të ushqimeve kushtojnë 1.1 për qind më shumë
2024-04-08 17:13:00

Ushqime (Foto Botasot.al)

Ushqime (Foto Botasot.al)

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka njoftuar se indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur me 1.1% në mars krahasuar me shkurtin, rritje kjo për herë të parë pas një tendence rënëse shtatë mujore, shkruan “RTSH”.

Sipas njoftimit për shtyp të FAO-s, rritja e çmimeve të ushqimeve u shkaktua kryesisht nga vajrat bimore, produktet e qumështit dhe mishi. 

Sipas FAO-s, edhe indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8% në muajin mars, rritje kjo që vijon nga muaji në muaj. Indeksi i çmimeve të mishit u rrit me 1.7%, rritja e tij e dytë mujore radhazi.

Ndërsa, qumështi në rritjen e indeksit të tij gjashtë mujor radhazi, shënoi një rritje prej 2.9% nga shkurti në mars.

Rritja e çmimeve të ushqimeve nisi që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe më pas u përkeqësua edhe më tej nga konflikti ruso-ukrainas. (Fatosi)