Presidenti ukrainas: Duhen më shumë ushtarë dhe pajisje për të ndalur ofensivën ruse
2024-04-08 11:04:59

Foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi duhen përgatitur një numër i madh ushtarësh, përfshirë rezervistë, për të ndalur ofensivën ruse, shkruan “Panorama”.

Presidenti Zelensky tha gjatë një interviste se situata në vijën e frontit tani për tani është e vështirë, por e qëndrueshme.

Sipas tij, duhet të përgatiten brigada për t’i zëvendësuar ata që janë duke luftuar tani, duke shtuar se kjo nënkupton se një numër i madh i rezervistëve duhet të jenë të gatshëm.

“Rezervat nuk përbëhen vetëm nga gra dhe burra të rinj, por nga njerëz me përvojë të cilët kanë kryer stërvitje ushtarake dhe kanë përvojë në luftime”,- tha presidenti Zelensky.

Sipas vlerësimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, 80 luftime u zhvilluan në vijën e frontit më 5 prill, dhe trupat ukrainase i zmbrapsën sulmet ruse në gjashtë zona. (Fatosi)