Ish-sekretari i Jashtëm: Brexit ka ulur statusin e Mbretërisë së Bashkuar
2024-04-08 17:11:42

David Miliband (Foto Panorama)

David Miliband (Foto Panorama)

Ish-sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar ka humbur ndikimin që nga Brexit për t’u bërë vetëm një nga shumë fuqitë e mesme në botë.

Duke shkruar për “Observer”, Miliband, tani president dhe shef ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, tha se për të rikthyer rënien, Mbretëria e Bashkuar duhej të hynte në struktura dhe angazhime të reja me BE-në në politikën e jashtme.

“Marrëdhëniet tona në NATO janë të forta, por me BE-në janë pothuajse inekzistente. Dhe kjo është edhe më e dukshme pasi konflikti në Ukrainë ka afruar BE-në dhe NATO-n”,- tha ai.

Miliband sugjeroi se tendenca rënëse e Mbretërisë së Bashkuar mund të përshpejtohet nëse Donald Trump rizgjidhet president i SHBA-së në fund të këtij viti. Por, ai beson se, edhe nëse Joe Biden fiton një mandat të dytë, shenjat paralajmëruese për gatishmërinë, durimin dhe aftësinë amerikane për të ofruar udhëheqje globale strategjike aktive dhe të vazhdueshme janë ende atje.

“Në një botë ku BE-ja po dërgon armë në Ukrainë, duke pritur 6 milionë refugjatë ukrainas, është një aktor kryesor zhvillimi, është pjesë e G20-s dhe është një superfuqi rregullatore në tregti, klimë dhe fushat digjitale, ne kemi nevojë për ndryshim në mentalitetin tonë”,- tha Miliband. (Fatosi)