OKB, Griffiths: Lufta në Gaza, tradhti ndaj njerëzimit
2024-04-08 16:39:12

foto nga CFP

foto nga CFP

Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA), Martin Griffiths, tha se lufta 6-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza përfaqëson një tradhti ndaj njerëzimit, shkruan “ATSH”.

Sipas zyrtarit të OKB-së, megjithë zemërimin global, janë bërë shumë pak përpjekeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke lënë vend për një pandëshkueshmëri të madhe.

Griffiths bëri thirrje në një deklaratë për një vendosje kolektive për t’u pajtuar me këtë tradhti ndaj njerëzimit.

Pas pesë muajsh të krizës aktuale në Gaza, rreth 2.2 milionë njerëz në nevojë për ndihmë humanitare, mes tyre 1.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, po përballen me urinë dhe një katastrofë të shëndetit publik. (Fatosi)