Kryeministri Rama: Plani i Pastrimit Kombëtar vazhdon në të gjithë Shqipërinë
2024-04-07 17:21:52

Plani i pastrimit (Foto Atsh)

Plani i pastrimit (Foto Atsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Plani i Pastrimit Kombëtar vijon në të gjitha qytetet e vendit, duke ndarë pamje në rrjetet sociale nga aksioni në Shkodër, Librazhd, Përmet e Sarandë, përcjell “ATSH”.

“Skuadrat e bashkive po bëjnë një punë të palodhur që nga pastrimi i mbetjeve urbane e deri tek ato inerte, në përgatitje të sezonit turistik veror që nuk i pret më turistët vetëm në bregdet, por është shtrirë në gjithë vendin”,- bëri të ditur kryeministri Rama.

Që nga nisja e këtij plani, skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive janë çdo ditë në terren për pastrimin e zonave pranë plazheve deri te hapësirat periferike, në prag të nisjes së sezonit turistik.