Manjani: Reforma e pagave ka dhënë efekte në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të skemës së pensioneve
2024-04-07 17:25:05

Instituti i Sigurimeve Shoqërore zhvilloi analizën vjetore të punës së këtij institucioni për vitin 2023, ku ishte i pranishëm kreu i institucionit, Astrit Hado, dhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, shkruan “ATSH”.

foto: VCG

foto: VCG

Zëvendësministrja Manjani e vuri theksin te përmirësimi i mëtejshëm i performancës financiare, qëndrueshmëria e skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe tek aplikimi i zgjidhjeve novatore, që do të përmirësonin ndjeshëm ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas saj, reforma e pagave, që po vijon të ndërmerret nga qeveria shqiptare, ka dhënë efekte në përmirësimin e ndjeshëm të qëndrueshmërisë financiare të skemës së pensioneve.

Të dhënat e ISHSH-së tregojnë se deficiti i skemës zbriti poshtë 1% të PBB-së edhe në vlerë absolute. Nga ana tjetër, në vitin, edhe numri i kontribuuesve u rrit me 3.6%, ose me 27.521 persona, në krahasim me vitin 2022. (Irma)