Hungaria merr këtë vit presidencën e BE-së, Orban shkon në Bosnjë-Hercegovinë
2024-04-07 17:32:41

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku bisedoi për bashkëpunimin dypalësh në një sërë fushash me zyrtarët e lartë të vendit, ndërsa Hungaria po përgatitet të marrë më 1 korrik presidencën e radhës së Bashkimit Europian, shkruan “Panorama”.

Gjatë vizitës në Sarajevë, Orban u takua me Borjana Kristos, presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, si dhe me zyrtarët e Presidencës së Bosnjës.

Pas takimit me Kristos, Këshilli i Ministrave bëri të ditur se të dyja palët u pajtuan se nevojitet rritja e tregtisë mes dy vendeve.

Presidenca boshnjake bëri të ditur se biseduan me kryeministrin hungarez për bashkëpunimin dypalësh në arsim, kulturë, bujqësi, energji, telekomunikacion dhe fusha të tjera. Në deklaratën e Presidencës boshnjake thuhet se vendimi i BE-së për të hapur bisedimet me Bosnjën është nxitje për vendin që të vazhdojë reformat.

Liderët e BE-së u pajtuan më 21 mars për të hapur bisedimet për anëtarësim me Bosnjën, por thanë se atë e pret punë e madhe për t’u pranuar në bllok.

Kryeministri hungarez u takua në Banja Llukë me Millorad Dodikun, presidentin pro rus të Republikës Serbe.

foto: VCG

foto: VCG

Hungaria i ka premtuar Republikës Serbe 100 milionë euro ndihmë.

Republika Serbe në Bosnjë-Hercegovinë mori hua 140 milionë euro nga Banka hungareze për Eksport-Import në dy raste për të mbuluar deficitin në buxhetin e entitetit dhe për të shlyer pjesërisht borxhet. (Irma)