SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit
2024-04-07 17:20:19

foto: VCG

foto: VCG

ShBA-ja është në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo amerikane në rajon, si përgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit tek ambasada iraniane në Siri, tha të premten një zyrtar amerikan.

Mendohet se ishin avionët izraelitë që sulmuan ambasadën iraniane në Damask të hënën, duke shënuar kështu një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Joe Biden e diskutoi këtë çështje gjatë një telefonate të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.