Kina premton një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës së shtetit Rakhine në Mianmar
2024-04-06 16:23:49

foto: VCG

foto: VCG

Kina u zotua të enjten të vazhdojë të luajë "një rol konstruktiv" në stabilizimin sa më shpejt të situatës në terren në shtetin Rakhine të Mianmarit, mes një ripërtëritjeje të luftimeve së fundmi.

Geng Shuang, zv.përfaqësues i përhershëm i Kinës në OKB, prezantoi qëndrimin e Kinës mbi konfliktin e vazhdueshëm në shtetin Rakhine të Mianmar-it, gjatë konferencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në shtetin Rakhine të Mianmarit.

"Si një fqinj miqësor i Mianmarit, Kina ka ndjekur nga afër ngjarjet në shtetin Rakhine." - tha Geng, duke theksuar përkushtimin e Kinës për të promovuar paqen përmes "kanaleve të shumëfishta".

Një delegacion kinez është aktualisht në Mianmar për të ndërmjetësuar dhe komunikuar, duke demonstruar qasjen proaktive të Kinës për zgjidhjen e konfliktit, tha ambasadori.

Geng përsëriti lidhjen e thellë të Kinës me Mianmarin dhe angazhimin e saj për të mbështetur stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien e këtij vendi. Ai premtoi ndihmë të vazhdueshme dhe "një rol konstruktiv" në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në shtetin Rakhine. (Li Huailiang/Edmond)