Ministritë shqiptare prezantuan reformën e sundimit të ligjit
2024-04-06 17:03:51

Reforma e sundimit te ligjit (Foto Atsh)

Reforma e sundimit te ligjit (Foto Atsh)

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, prezantuan reformën e sundimit të ligjit, pjesë e Axhendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, në takimin e radhës së Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitullin 23 dhe 24, shkruan “ATSH”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, dhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, prezantuan rolin që këto ministri kanë në hartimin e reformës për sundimin e ligjit, si një nga reformat kryesore që do shërbejë për zbatimin e Planit të Rritjes.

Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të integrimit evropian dhe përfaqësues nga bota akademike të cilët shprehën gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë aktive në këtë proces. (Irma)