Presidenti amerikan Joe Biden inspekton urën e rrëzuar në Baltimorë
2024-04-06 17:42:06

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti i ShBA-së Joe Biden inspektoi të premten përpjekjet për heqjen e rrënojave të urës “Francis Scott Key Bridge” të rrëzuar në Baltimorë, ndërsa vinçat, anijet dhe ekipet zhytëse vazhdojnë punën për të rihapur një nga linjat më të ngarkuara të transportit detar në Shtetet e Bashkuara.

foto: VCG

foto: VCG

Në bordin e helikopterit presidencial Marine One, që kaloi përmes strukturave të mbetura metalike, si dhe mjeteve dhe paisjeve që përpiqen të heqin rrënojat e shembjes së javës së kaluar, Biden pa nga afër përmasat e shkatërrimit. Pas uljes në tokë, atij ndoqi një seancë informimi nga zyrtarët vendas, nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara dhe Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë, në lidhje me situatën në det dhe pasojat për rajonin.