SHBA kundërshton anëtarësimin e Palestinës në OKB(网 FB)
2024-04-05 13:42:11

Riyad Mansour, përfaqësuesi i Palestinës në OKB / foto nga CFP

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar përpjekjen e Palestinës për t’u bërë një shtet anëtar me të drejta të plota i Kombeve të Bashkuara (OKB), duke theksuar se një shtet palestinez duhet të krijohet përmes negociatave dhe jo në OKB.

“Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë se ne mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”,- u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattew Miller.

Ai theksoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është angazhuar në diplomaci shumë intensive gjatë muajve të fundit për të krijuar një shtet palestinez me garanci sigurie për Izraelin, citon “ATSH”.

“Kjo është diçka që duhet bërë përmes negociatave të drejtpërdrejta përmes palëve, diçka që ne po e ndjekim në këtë moment dhe jo OKB-ja”,- tha Miller.

Autoriteti Palestinez i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar rishikimin e kërkesës për anëtarësim. (Elona)