Bashkia e Tiranës, marrëveshje për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese
2024-04-05 13:19:48

Bashkia marr毛veshje (Foto ATSH)

Bashkia marrëveshje (Foto ATSH)

Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me URBACT, program i financuar nga Bashkimi Europian.

Bashkë me qytete të tjera europiane, ata kanë nisur një nismë për të promovuar zhvendosjen drejt një qyteti me ekonomi qarkulluese.

Qytetet kanë mundësi të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të ndajnë ide rreth iniciativave dhe strategjive afatgjata në nivel europian dhe lokal, bën të ditur “ATSH”.

Projekti fitues “LET'S GO CIRCULAR” synon të sjellë qytetarë, biznese dhe shoqata në një tavolinë të përbashkët për të zhvilluar strategji dhe projekte që promovojnë ekonominë qarkulluese në qytetin e Tiranës.

Gjatë muajve nëntor 2023 dhe shkurt 2024 janë zhvilluar takime me partnerët lokalë për të diskutuar vijueshmërinë e projektit. Këto takime konsistuan në një prezantim të përgjithshëm të projektit dhe hapat që do të merren për realizimin e tij.

Plani i Veprimit për Ekonominë Qarkulluese parashikohet të përfundojë brenda vitit 2025 dhe do të përqendrohet në minimizimin e paketimeve plastike dhe organizimin e eventeve të gjelbra.

Gjatë fazës së implementimit të projektit do të vërehet realizueshmëria e objektivave të përcaktuara. (Elona)