Festivali nxjerr në pah bashkëpunimin kino-francez
2024-04-04 11:21:30

Një ekspozitë, që paraqet rreth 200 artefakte kulturore nga epoka e ndërveprimit midis oborreve mbretërore kineze dhe franceze në shekujt e 17-të dhe të 18-të, filloi në Muzeun e Pallatit në Pekin, duke shënuar hapjen e edicionit të 18-të të Festivalit “Croisements”.  E titulluar “Qyteti i Ndaluar dhe Pallati i Versajës: Shkëmbimet midis Kinës dhe Francës në shekujt 17 dhe 18”, ekspozita është një ngjarje kyçe për Vitin e Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë, i cili feston lidhjen diplomatike 60-vjeçare midis të dyve vendeve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekspozitat nga koleksionet e dy muzeve përfshijnë një orë bakri të praruar me një portret të mbretit francez Luigji XIV, me shumë gjasa një dhuratë nga monarku për perandorin Kangxi të dinastisë Qing (1644-1911). Po ashtu, janë ekspozuar edhe një tenxhere kafeje argjendi e praruar e stilit kinez, një dhuratë për mbretin Luigji XIV nga ambasadorët e Siamit (tani Tajlandë); dy pjesë nga “Ten Tribute Horses”, një broshurë e nënshkruar nga piktori dhe misionari francez Jean-Denis Attiret (1702-68).

Në ekspozitë është dhe një pikturë prej porcelani e perandorit Qing Qianlong, e cila u ble nga mbreti francez Luigji XVI në vitin 1776 dhe u mbajt në Pallatin e Versajës që atëherë.

Muzeu i Pallatit nënshkroi gjithashtu një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Pallatin e Versajës dhe Muzeun Guimet, ose Muzeun Kombëtar të Arteve Aziatike, në Paris, dhe një marrëveshje bashkëpunimi me markën luksoze “Cartier”.  Startuar në vitin 2006, Festivali “Croisements” i dedikohet promovimit të shkëmbimeve dhe dialogut midis institucioneve dhe artistëve kinezë dhe francezë, duke paraqitur inovacionin dhe energjinë e kulturës dhe artit të tyre, si dhe duke rritur mirëkuptimin dhe miqësinë reciproke.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas ambasadorit të Francës në Kinë, Bertrand Lortholary, një sërë aktivitetesh në fusha të tilla si artet pamore, artizanati, teatri, muzika dhe kërcimi, kinemaja, teknologjia digjitale dhe publikimi do të mbahen në qytete të shumta anembanë Kinës si pjesë e festivalit që përfshin deri në fund të vitit.  Numri 60 shënon një cikël në traditën kineze. Ambasadori Lortholary deklaroi se zbulimi i ciklit të ri do të gjenerojë më shumë bashkëpunim dhe do të promovojë më tej dialogun kulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy vendeve.

Croisements, që do të thotë “kryqëzim” në frëngjisht, simbolizon ndikimin e ndërsjellë dhe lidhjet midis kulturave kineze dhe franceze, sipas aktores Michelle Yeoh dhe bashkëshortit të saj, Jean Todt, ish-president i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) dhe që tani është i dërguari special i sekretarit të OKB-së për Sigurinë Rrugore, të dy ambasadorë të festivalit këtë vit.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Emri na kujton një takim me fatin dhe kulturat që përforcojnë njëra-tjetrën, që është një pasqyrim i përditshmërisë sonë, qoftë të karrierës apo të jetës sonë personale”,- deklaroi çifti i njohur i ekranit, duke shtuar se shpresojnë se festivali do të ofrojë mundësi për të zbuluar forma të reja të artit.