Takohen liderët Kinë-Francë-BE
2024-05-06 22:01:27

Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me ftesë në Pallatin Élysée me homologun francez Emanuel Makron dhe  Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Xinhua

Xinhua

Xi Jinping vuri në dukje se Kina e shikon gjithmonë marrëdhëniet e saj me BE-në nga një këndvështrim strategjik dhe largpamës. Ajo e konsideron Evropën një drejtim thelbësor të punëve të jashtme me fuqi botërore, si edhe një partnere të rëndësishme në realizimin e modernizimit të stilit kinez. Kina shpreson se marrëdhëniet me Francën dhe BE mund të promovojnë  njëra-tjetrën dhe të zhvillohen së bashku.

Sot bota ka hyrë në një periudhë të re trazirash dhe ndryshimesh, shtoi më tej Xi. Kina dhe BE-ja, si dy forca të rëndësishme, duhet t'i përmbahen pozicionimit të partneritetit, të vazhdojnë dialogun e bashkëpunimin, të thellojnë komunikimin strategjik, të rrisin besimin e ndërsjellë, të arrijnë konsensus strategjik, të zhvillojnë bashkëpunimin e të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke vijuar të japin kontribute të reja për paqen dhe zhvillimin botëror.

Xinhua

Xinhua

Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet Kinë-BE kanë forca të mëdha të brendshme, për rritje dhe perspektiva të gjera zhvillimi, të cilat nuk shënjestrojnë, as varen dhe as kufizohen nga palët e treta. “Shpresoj që institucionet e BE-së mund të krijojnë njohje të drejtë për Kinën, dhe të formulojnë politikë me qëndrim pozitiv ndaj saj. Të dyja palët duhet të respektojnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës, të ruajnë themelin politik të marrëdhënieve Kinë-BE dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Të dyja palët duhet të zhvillojnë si duhet një takim të ri të liderëve Kinë-BE, si dhe një dialog të nivelit të lartë mbi strategjinë, ekonominë, tregtinë, zhvillimin e gjelbër dhe digjital, duke ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm në zinxhirin industrial dhe të furnizimit.

Shpresoj se do të shfrytëzohen mirë politikat e Kinës pa viza për vendet evropiane, si edhe masat e saj për të lehtësuar udhëtimin e shtetasve të huaj në Kinë, duke nxitur shkëmbimet popullore dhe lokale, bashkëpunimin arsimor dhe kërkimin shkencor, në favor të përmirësimit të opinioneve publike për marrëdhëniet Kinë-Evropë.

Xi Jinping vuri në dukje se sektori i energjisë së re të Kinës ka përvetësuar aftësi mes konkurrencave të hapura, i cili përfaqëson kapacitetin e përparuar prodhues, që jo vetëm pasuron furnizimet përkatëse globale, zbut presionet e inflacionit, por gjithashtu jep një kontribut të madh në përballimin botëror ndaj ndryshimeve klimatike dhe transformimin e gjelbër.

Qoftë nga ana e epërsive krahasuese apo kërkesa e tregut global, nuk ekziston i ashtuquajturi "problem i mbikapacitetit të Kinës". Thelbi i bashkëpunimit Kinë-Evropë është përplotësim i epërsive reciproke me përfitim të ndërsjellë. Të dyja palët kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe hapësira të mëdha për bashkëpunim në transformimin e gjelbër dhe digjital. Të dyja palët duhet të trajtojnë si duhet mosmarrëveshjet ekonomiko-tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, duke marrë parasysh shqetësimet e njëra-tjetrës.

Ndërsa, Macroni tha nga ana e tij, se ky vit shënon 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Kinës. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka arritur shumë rezultate të rëndësishme. Ai gëzohet që të mbahet takimi trepalësh gjatë vizitës së tretë shtetërore të Presidentit Xi Jinping në Francë. Kjo nuk është vetëm një vazhdimësi e takimeve të mëparshme trepalëshe, por edhe një nevojë urgjente për t'iu përgjigjur sfidave të ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht bota po përballet me sfida të mëdha. Situata ndërkombëtare ndodhet në një pikë kyçe kthese. Franca dhe BE-ja duhet të forcojnë bashkëpunimin me Kinën më shumë se kurrë më parë, pasi kjo lidhet me të ardhmen e Evropës.

Xinhua

Xinhua

Franca shpreson të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Kinën, të rrisë besimin dhe miqësinë reciproke mes Francës dhe Kinës dhe Evropës dhe Kinës. Pala evropiane nuk është dakord me "shkëputjen". Mirëpret kompanitë kineze të bëjnë investime dhe bashkëpunime në Evropë. Ajo shpreson të forcojë bashkëpunimin me Kinën, për të ruajtur sëbashku sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirit të vlerës dhe zinxhirit të furnizimit të Evropës. Franca shpreson në një bashkëpunim të ngushtë me Kinën, për të adresuar sfidat globale si ndryshimi i klimës dhe diversiteti i oqeanit.

Von der Leyen tha se marrëdhëniet BE-Kinë janë të mira, si dhe viti i ardhshëm shënon 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis BE-së dhe Kinës. Kina luan një rol të rëndësishëm në çështjet globale. Ruajtja e marrëdhënieve të mira me Kinën është jetike për BE-në. Gjithashtu do të përcaktojë nëse ajo mund t'i përgjigjet më mirë sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe kriza e Ukrainës.

Foto: VCG

Foto: VCG

BE-ja shpreson të punojë me Kinën për të respektuar njëri-tjetrin, për të kërkuar gjuhën e përbashkët duke ruajtur dallimet, për të rritur besimin e ndërsjellë, për të shmangur keqkuptimet, për të mbrojtur sëbashku rendin ndërkombëtar të bazuar në Ligjin ndërkombëtar dhe për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin botëror.

BE-ja vlerëson përpjekjet dhe arritjet e Kinës në transformimin dhe zhvillimin e gjelbër, njeh të drejtat legjitime të Kinës për të mbrojtur zhvillimin e saj, si edhe shpreson të vazhdojë dialogun e sinqertë dhe të forcojë bashkëpunimin me Kinën.

Lidhur me krizën ukrainase, Xi Jinping vuri në dukje se Kina, Franca dhe pala evropiane shpresojnë të pushojnë zjarrin dhe t'i japin fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, të rivendosin paqen në Evropë dhe të mbështesin një zgjidhje politike të krizës ukrainase.

Ne duhet të kundërshtojmë sëbashku përhapjen dhe përshkallëzimin e luftës, të krijojmë bashkërisht kushte për bisedime paqeje dhe të ruajmë sigurinë ndërkombëtare të energjisë, ushqimit dhe stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Kina nuk është krijuese apo palë e krizës në Ukrainë. Ajo ka punuar shumë për të arritur paqen dhe për të nxitur bisedimet. Qëndrimi objektiv dhe i paanshëm i Kinës, si edhe roli i saj konstruktiv, janë njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Kina është e gatshme të vazhdojë të mbajë komunikimet me palët përkatëse.

Lidhur me konfliktin palestinezo-izraelit, Xi Jinping theksoi se prioriteti kryesor është arritja e një armëpushimi gjithëpërfshirës dhe përfundimi i luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Përparësia kryesore është sigurimi i ndihmës humanitare. Rruga themelore është zbatimi i "zgjidhjes me dy shtete”. Kina mbështet pranimin e Palestinës si shtet anëtar me të drejta të plota i Kombeve të Bashkuara. Kina dhe Evropa kanë konsensus të rëndësishëm për çështjen palestinezo-izraelite.

Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të mbështetur thirrjen e një konference ndërkombëtare paqeje në sferë më të gjërë, sa më autoritare dhe efektive, sa më parë të jetë e mundur. Gjithashtu të formulojë një plan kohor dhe udhërrëfyes specifik për zbatimin e "zgjidhjes me dy shtete" dhe të nxisë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të hershme të çështjes palestineze.

Të tre liderët besojnë se ky takim trepalësh ka përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë, ka ndërtuar konsensus mbi bashkëpunimin dhe ka sqaruar idetë për zgjidhjen e problemeve. Ata janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë sëbashku, për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Cai Qi dhe Wang Yi morën pjesë në takim.